• Korça

Problemet e bletës pas dimërimit. Takim mes bletërritësve korçarë

Dalja nga dimërimi e bletëve dhe problematikat apo sëmundjet që ato mund të kenë në këtë periudhë ka qenë në fokus të një takimi mes bletërritësve dhe dy profesorëve Viktor Malutaj e Abdyl Arifaj. Sipas kryetarit të Shoqatës së Bletërritësve në qarkun e Korçës, Kledian Kosturi ka një sërë procesesh që bletërritësit duhet të kryejnë tashmë me fillimin e pranverës:

Bletërritësi nga Dishnica Gëzim Halimi, i cili prej 23 vitesh merret me bletën tregon se si ja ka dalë të kujdeset për kosheret duke luftuar edhe sëmundje të ndryshme që mund të bien në këtë periudhë:

Gjatë takimit profesor Abdyl Arifaj, njëheresh edhe kryetar i shoqatës së Apiterapistëve Shqiptarë tha se përveç mjaltit bletërritësit prodhojnë edhe 9 produkte të tjera mjaft të vlefshme për njerëzimin, ndërsa është ndalur edhe tek një teknikë e re që është aereoterapia, ose frymëmarrja përmes zgjoit:

Në takim bletërritësit korçarë kanë shfaqur edhe problematikat që kanë hasur gjatë kësaj periudhe ndërsa kanë bashkëbiseduar me njëri tjetrin për mënyrat më të mira për zgjidhjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *