Fshati Ravonik në Bashkinë e Korçës prej kohësh vuan herë pas here problemin e furnizimit me energji elektrike, kjo për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës. Banorët e këtij fshati i bëjnë thirrje autoriteteve ta shohin këtë problem shqetësues për ta, pasi mungesa e herëpashershme e energjisë i kushtëzon ata në nevojat e tyre familjare. Ata shprehen se kjo është problematika kryesore në këtë fshat dhe se presin nderhyrjen e menjeheërshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Fshati Ravonik ndodhet vetëm 2 milometra larg qytetit të Korçës, por amortizimi i rrjetit elektrik shpërndarës ka bërë që ata të përballen me këtë situatë. Mjafton një erë e fortë ose stuhi, që banorët e këtij fshati të mbeten me orë të tëra pa energji elektrike.