• Raportime

Prej nëntorit hiqen vulat në kufi. Vendimi për 60 vende që udhëtojnë pa viza

Të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian prej nëntorit nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi. Kështu deklaroi gjatë një interviste shefi i sektorit politik në zyrën e BE-së në Tiranë, Alexis Hupin, duke theksuar se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza. Përfaqësuesi politik i zyrës së BE në Tiranë thotë se shqiptarët, përpara se të udhëtojnë do të aplikojnë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do u shërbejë për tre vite dhe me të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE.

Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre viteve. Ky vendim nuk ndryshon asgjë në lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për të shkuar në BE, është thjesht një autorizim hyrjeje, për të cilin aplikohet që më parë. Ndërkohë në rast se një qytetari i refuzohet kërkesa apo kodi në sistemin ETIAS përpara udhëtimit, ai ka të drejtë të apelojë.

Është një faqe interneti ku qytetarët do të mund bëjnë aplikimin, duhet të specifikojnë se cilin vend dëshirojnë të vizitojnë, pastaj vendi do të marrë vendimin dhe nëse vendimi do të jetë negativ do të apelohet tek autoritetet e vendit ku personi dëshironte të shkonte. Hupin thotë se ky vendim i Bashkimit Europian u mor për t’u siguruar që njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në BE kanë përputhshmëri me  kërkesat për të hyrë, në mënyrë që të mos ketë të papritura në kufi.

1 koment

  1. Ledi

    Sa koë duet të rish në be 3 muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *