Me ardhjen e pranverës virozat nisin t’ia lënë vendin alergjive. Gjatë muajit mars është shënuar një rritje e numrit të vizitave tek mjekët pediatër ku fëmijët paraqiten me shenjat klasike si tështima apo acarim i syve. Mjeku pediatër Ervin Xheka, thotë se prindërit fillimisht duhet të bëjnë dallimin mes infeksioneve respiratore dhe alergjive dhe në çdo rast të drejtohen për vizitë tek mjeku. Xheka këshillon për kujdes të shtuar tek fëmijët që janë alergjik pasi mund të kalojnë shumë shpejt në probleme pulmonare.
Sipas mjekut gjatë kësaj periudhe kryhen mesatarisht 10 vizita në ditë, ku gjysma e tyre i përkasin alergjive. Ai rekomandon prindërit që kanë fëmijë alergjik të shmangin daljet në parqe, apo ushqimet që shkaktojnë alergji.
Paralelisht me alergjitë, prezente janë edhe infeksionet respiratore me temperaturë të lartë, që zgjat disa ditë si dhe skuqje të fytit, kryesisht tek fëmijët. Gjatë kësaj periudhe ka dhe një rikthim të variçelës, ndaj mjekët sugjerojnë prindërit që të mos i neglizhojnë simptomat tek fëmijët e tyre dhe t’i dërgojnë ata në kopsht.