• Korça

Policia Rrugore Korçë. Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve

Policia Rrugore Korçë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nga ana e këtij sektori vijon monitorimi i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bëjnë me dije se gjatë javës së fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe janë referuar në Prokurori 2 ngjarje të tjera. Po sipas të njëjtave burime janë pezulluar 7 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *