• Korça

Policia e Korçës prangos rumunin, kapet me lëndë narkotike të dyshuar kanabis

Policia e Korçës bëri të ditur se ka prangosur një shtetas rumun, në dalje të doganës së Kapshticës, i cili është kapur me një sasi të dyshuar lendësh narkotike. Ai kishte si qëllim që të kalonte drejt Greqisë me lëndën narkotike të dyshuar kanabis. Rumuni udhëtonte me një rulot, ku kishte fshehur edhe lëndën narkotike.

Sipas policisë, prangosja e rumunit ka ardhur si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë.

“Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis. Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve  procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.”- thuhet në njoftimin e policië.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *