• Sport

Pogradecari Endri Çekiçi ndryshon ekip, gati firma me klubin e njohur turk

Futbollisti pogradecar, Endri Çekiçi duket se ka zgjedhur se ku do të vijojë karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pranë firmës me Rizesporin, ashtu siç u raportua edhe më parë, pogradecari nuk do të lëvizë nga kampionati turk.

Skuadra e cila sapo është ngjitur në Superligë ka arritur një marrëveshje me lojtarin. Pasi kanë biseduar për kushtet, ofertën dhe kontratën, Rizespori i ka lënë në dorë Endrit që të vendosë, por siç raportohet së fundmi nga “Karadenizgazete.com”, zyrtarizimi mund të bëhet brenda dy ditësh, pasi lojtari 26-vjeçar i Kombëtares ka vendosur që të firmosë me Rizesporin.

Deri tani, Çekiçi ka luajtur gjithsej 86 ndeshje në Superligën turke, duke shënuar 10 gola dhe 8 asiste dhe mbledhur një eksperiencë në këtë kampionat. Transferimi te një ekip ku do të luante rregullisht, do ta kthente mesfushorin 26-vjeçar si konkurrues për një vend në mesfushën e Silvinjos për ndeshjet e ardhshme eliminatore.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *