• Kolonjë

“Poezia ndërkombëtare udhëton në jug”/ 30 poetë nga vende të ndryshme të botës ndalen në Ersekë

“Të njohim perlat e jugut në vargjet Naimiane” ishte aktiviteti që bëri bashkë në Kolonjë poetë nga Rumania, Bullgaria, Turqia, Polonia, Spanja, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria. Fillimisht poetët u ndalën në qytetin e Përmetit, më pas në Leskovik e duke përfunduar eventin e tyre në Ersekë. Sipas tyre, të udhëtosh me poetë të ndryshëm, të krijosh ura bashkëpunimi dhe të dëgjosh poezinë në gjuhë të ndryshme të jep frymëzim e emocione.

Kjo ishte hera e parë që mbi 30 poetë nga vende të ndryshme të botës organizonin netë poetike në 3 qytete të jugut të Shqipërisë, aktivitete këto të mbështetura nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe bashkitë Përmet e Kolonjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *