• Korça

Po vjen “Nuse vetëm për letra”. Aktorët përgatiten për premierën e shfaqjes

“Nuse vetëm për letra”, komedia brilante e regjisorit të mirënjohur Leka Bungo është në përgatitjet e fundit për shfaqjen e premierës së saj këtë fundjavë. Franc Bregu e Juxhin Plovishti janë 2 prej aktorëve të rinj korçarë, që vijnë si pjesë e kastës së aktorëve që luajnë në këtë komedi, krahas emrave të mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita dhe Astrit Hasani. Mbështetja që iu është ofruar në rrugën e bukur  e të vështirë të artit, është vlerësuar nga artistët, ku Plovishti vjen me një prej roleve kryesore në këtë shfaqje, e cila trajton ngjarje reale që ndodhin në emigracion.

Pritet që edhe shfaqja “Nuse vetëm për letra” të ketë po aq sukses sikurse pati “Profesionisti”, komedia e trishtë dramaturgut serb Dushan Kovaçeviç e vënë në skenën e këtij teatri në muajin shkurt nga regjisori Leka Bungo, i cili edhe më herët ka sjellë projekte artistike në qytetin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *