• Korça

Piktura murale në Kapshticë e Qafë Thanë/ Artistja polake që zbukuron me lule doganat

Artistja polake Maria-Rosa Szychowska (Syhovska) po realizon muralen në fasadën e godinës në pikën kufitare e doganore të Kapshticës. Pas murales në Kapshticë artistja polake do të vijojë me atë Qafë Thanës. Me anë të këtyre muraleve do të mundësohet një imazh i veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në të dy anët e kufirit.

“Jam këtu për të pikturuar një murale. Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe doganën. Kjo është një murale që paraqet lule përgjatë gjithë sipërfaqes, do të kemi elementë në pjesën ballore të godinës dhe pas saj. Më pas do të shkoj edhe në Qafë Thanë për të pikturuar edhe aty godinën e doganës ku sërisht do të pikturoj lule”.

Artistja është surprizuar nga bukuria e natyrës shqiptare dhe mikpritja në qarkun e Korçës, gjë që e ka frymëzuar edhe më shumë për punën e saj

“Është shumë bukur këtu, njerëzit janë vërtet të ngrohtë dhe mikpritës, peisazhet janë të mrekullueshme dhe ushqimi i shijshëm”.

Pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës, si dy pikat kryesore të lëvizjes së qytetarëve në juglindje të vendit, kanë marrë të gjitha masat për një mjedis sa më mikpritës, në nisje të sezonit turistik veror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *