• Korça

Pension i posaçëm për Valter Meta/ Propozimi për ish-gjimnastin vjen nga Këshilli i Qarkut Korçë

Këshilli i Qarkut Korçë ka propozuar dhënien e një shtese pensioni të posaçëm për ish gjimnastin Valter Meta, i cili ka një kontribut të veçantë në sportin e gjimnastikës si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke u vlerësuar edhe me shumë tituj e medalje gjatë viteve 1974 – 1986. Vlerat e Valter Metës në sportin e gjimnastikës njihen, si për meritat personale me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në shumë gara sportive, por edhe në përgatitjen e brezave të rinj dhe sportistëve të talentuar duke qenë mësues i edukimit fizik në disa shkolla të qytetit të Korçës dhe trajner gjimnastike pranë klubit Skënderbeu.

Pas miratimit në Këshillin e Qarkut Korçë, propozimi për Valter Metën do i dërgohet një komisioni të posaçëm pranë Këshillit të Ministrave i cili do të vendosë për akordimin e shtesës së pensionit të posaçëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *