• Korça

Pasurohet fondi i bibliotekës publike. 80 tituj librash i shtohen fondit të bibliotekës “Thimi Mitko”

80 libra i shtohen fondit të bibliotekës publike “Thimi Mitko”. Këto vëllime të cilat kryesisht janë botuar para luftës së dytë botërore vijnë si kontribut nga biblioteka Kombëtare. Piro Misha drejtor i Bibliotekës Kombëtare shprehet se këta libra të cilat kanë qënë të sekuestruar pas periudhës së luftës tashmë do të vihen në dispozicion të lexuesve por edhe studiusve.

Nga ana tjetër drejtorja e bibliotekës publike “Thimi Mitko” Jorida Tollkuçi shprehet se ky kontribut do të ndikojë edhe në ruajtjen e vlerave historike të qytetit të Korçës pasi kryesisht këta libra janë botuar nga shtypshkronjat më të njohura të Korçës.

Biblioteka Publike e Korçës ka një fond të pasur me libra të cilat tërheqin çdo ditë lexues të rinj.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *