• Korça

Pastrohen kanalet kulluese/ Bashkia Korçë i paraprin stinës së dimrit

Bashkia e Korçës është duke punuar për pastrimin e kanaleve kulluese në disa fshatra për ti paraprirë stinës së dimrit dhe për të shmangur përmbytjen e tokave bujqësore. Gjatë këtyre ditëve puna është fokusuar në fshatin Kamenicë të njësisë Mollaj, në fshatin Qatrom të njësisë Drenovë si dhe te tokat e ish-perimores në Korçë:

Edhe për banorët e këtyre zonave ndërhyrja për pastrimin e kanaleve kulluese është e domosdoshme.

Gjatë këtij viti bashkia e Korçës ka ndërhyrë për pastrimin e 85,6 km kanale kulluese, 24 km kanale ujitëse dhe vendosjen e 715 tombinove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *