• Raportime

Pas Napolit në Itali dhe Skënderbeut…/ Struga e Shpëtim Duros shpallet kampion në Maqedoninë e Veriut

Pas kurorëzimit të Napolit kampion në Itali pas 33-vitesh pritje dhe Skënderbeut si kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri (ende jo zyrtarisht) Struga Trim Lum e drejtuar nga Shpëtim Duro shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll për herë të parë në historinë e këtij klubi.

Padyshim një arritje e madhe duke bërë realitet ëndërrën e shumë struganëve. Qyteti i Strugës tashmë do të mburret me lojtarët e ekipit të cilët që nga fillimi e deri në fund të kampionatit ishin më të mirët dhe në fund me plotë meritë siguruan edhe titullin e parë kampion në historinë 8-vjeçare të klubit.

Titulli i kampionit u sigurua matematikisht dy javë para fundit të sezonit, kjo falë fitores 3-0 përballë Sileksit, por edhe disfatës së Shkëndijës në Çair përballë FC Shkupit. Festa pas triumfit ishte madhështore, duke vazduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Skuadra strugane e drejtuar nga trajneri shqiptar, Shpëtim Duro do luajë edhe dy ndeshje të tjera deri në fundin e kampionatit, por me 7 pikë e shkëputur nga vendi i dytë ka siguruar zyrtarisht titullin kampion.

Ndërkaq, Skënderbeu i Korçës nuk ka mundur dot ditën e djeshme të kurorëzohet kampion i Kategorisë së Parë. Ekipi bardhekuq u mund 0-1 nga Besa e Kavajës duke shtyrë festën e titullit. Korçarët duhet të fitojnë patjetër në javën e fundit ndaj Lushnjës në transfertë për ta mbyllur sezonin si kampionë të Kategorisë së Parë.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *