• Korça

Pandi Gëllçi sërish në parket. Legjenda e volejbollit ripërjeton emocionet e kësaj loje të bukur

Pandi Gëllçi ikona e volejbollit, në moshën 92-vjeçare, ka zbritur sërish në parket duke kujtuar me nostalgji dhe emocion lavdinë e viteve të arta të volejbollit korçar dhe atij shqiptar. Me peshën e kohës mbi supe, Gëllçi na tregon se qyteti juglindor e ka pasur dhe vazhdon ta ketë traditë sportin e bukur të volejbollit.

Ai kujton disa nga vajzat e volejbollit korçar të cilat shkruan historinë e këtij sporti.

Pandi Gëllçi ka një karrierë të pasur me trofe dhe lavdi në volejbollin shqiptar. I nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar” ai ka shkruar historinë e volejbollit duke arritur suksese të jashtëzakonshme si trajner i ekipit të volejbollit të femrave të Korçës dhe atij Kombëtar.

2 komente

  1. Marko Zhaneta

    Professor Pandi, gezohem shume qe je mire me shendet Respekte the te fala shume Rozas

  2. Podgorica io Mira

    Pershendetje prof. PANDI, SHENDET E JETE TE GJATE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *