Për herë të parë në qytetin e Korçës hapet Panairi i librit për fëmijë. Kjo nismë, që gjen si mbështetje klubin e shkrimtarëve “Bota e Re”, vjen në një moment kur leximi ka nevojë të shihet si oksigjen për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Kryetari i këtij klubi Eris Rusi bën me dije se në çdo ditë të panairit, do të ketë edhe prezantime të librave të autorëve për fëmijë.
Panairit të librit i bashkohet edhe Biblioteka shëtitëse, e cila do të ofrojë një larmi titujsh dhe zhanresh të ndryshme.
Fëmijët e kanë mirëpritur këtë panair ndërsa shprehen se iu pëlqen të lexojnë.
Ky panair do të qëndrojë i hapur për 4 ditë tek ambientet e qytezës së fëmijëve ndërsa në ditën e parë të tij është promovuar libri “Pjesë e një bote imagjinare”, nga autori Arben Trebicka.