“Master Chef” ishte sot konkursi i zhvilluar nga nxënësit e shkollës së mesme teknike ekonomike “Isuf Gjata” në Korçë, gjatë të cilit përgatitën gatime të ndryshme.
Me gatimet e tyre iu prezantuan një komisioni të përbërë nga përfaqësues të shkollës si edhe disa prej bizneseve të qytetit, të cilët treguan interes për punën e tyre. Puna u vlerësua nga një juri e cila ndau dhe certifikata vlerësimi për më të mirët e këtij konkursi.
Lini një Përgjigje