Nëse do t’i hedhim një sy ndeshjeve të muajit prill, që janë zhvilluar në Kategorinë Superiore dhe në Kupë, vihet re mungesa e gjyqtarit Enea Jorgji, i cili nuk ka qenë në asnjë prej tyre. Elbasanasi, i cili shpeshherë është protagonist për mirë apo edhe për keq me vendimet e tij, nuk ka gjykuar që prej datës 3 prill, kur në kryeqytet mbajti ndeshjen Dinamo-Korabi, e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Duke qenë se një prej arbitrave më të mirë të vendit tonë, i cili muajin e kaluar vendosi drejtësi në ndeshjen e Ligës së Konferencës, mes Fiorentinës dhe Sivasporit, nuk gjykon edhe pse deri tani janë luajtur disa javë, patjetër që tërheq një vëmendje.
Nuk dihet nëse Jorgji ka ndonjë problem që po e mban larg fushës ose ndonjë dëmtim të mundshëm, apo ka të bëjë deklarata që gjyqtari ka bërë rreth një muaj më parë per ndeshjen Kukësi-Skënderbeu të vitit 2016, e cila ishte si “fishkëllimë” për FSHF-në, që e ka harruar deri tani apo është ndonjë arsye tjetër.
Lini një Përgjigje