• Korça

Normalizohet situata në juglindje. Zonat malore të kalueshme pa probleme, riparohen defektet elektrike

Normalizohet situate në zonat e thella malore shkaktuar një ditë më parë nga reshjet e borës. Burime zyrtare nga ndërmarja e shërbimeve publike në bashkinë e Korçës bëjnë me dije se paraditen e sotme është bërë e mundur hapja e rrugës Shtyllë-Panarit. Trashësia e borës në këtë aks ka shkuar deri në 20 cm, ndërkohë që në majë të Mashkullorës kjo trashësi i kalonte 60 cm, duke bërë të vështirë lëvizjen në këtë aks.

Ditën e sotme nuk janë raportuar probleme edhe në rrugët e fshatrave të njësive administrative Vithkuq, Voskopojë e Dardhas ashtu siç nuk ka probleme edhe në rrugët e fshatrave të Devollit të Sipërm.

Nga ana tjetër, pas 24 orësh është normalizuar situate përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Burime pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bëhet me dije se energjia është rikthyer në 2000 familjet e fshatrave të njësisë administrative Trebinjë në bashkinë e Pogradecit, si dhe në fshatrat Podë e Gërmenj të njësisë administrative qendër Leskovik. Të njëjtat burime bëjnë me dije se punonjësit e OSHEE kanë qënë në terren gjatë gjithë ditës së djeshme për të bërë të mundur riparimin e defekteve dhe për të zgjidhur problematikën e krijuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *