• Korça

“Një jetë në muzikë”/ Koncert nga OSFA me pjesë nga krijimtaria e kompozitores Dhora Leka

Veprat më të spikatura të kompozitores Dhora Leka janë interpretuar mbrëmjen e djeshme në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura. Ky koncert ka ardhur në ditën e saj të lindjes dhe në Korçën e saj të dashur. “Një jetë në muzikë”, është eventi i parë në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit, që ka ardhur si një nderim i merituar për kompozitoren dhe kontributin e saj në muzikën shqiptare.

Kompozitorja Dhora Leka ka krijuar pjesën dërrmuese të këngëve patriotike në kohën kur në Shqipëri filloi rezistenca e armatosur për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhora Leka është autore e këngëve të njohura partizane, si “Kushtrimi i Lirisë”, “Ato maja rripa-rripa”, “Rini, rini”, e shumë të tjera dhe më pas e operës “Një jetë me stuhi”.

Bashkë me koncertin është çelur në hollin e teatrit të Korçës dhe një ekspozitë me fotografi nga jeta dhe veprimtaria e kompozitores Dhora Leka e cila mban titullin “Artiste e Popullit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *