• Korça

Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter 38-vjeçarja që u plagos nga bashkëshorti në Korçë

Manjola Myrtollari, gruaja e cila u plagos 6 herë me thikë nga bashkëshorti i saj është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Që nga mbrëmja e plagosjes Manjola ka qëndruar në reanimacionin e spitalit të Korçës.Ka qenë në gjendje të rëndë dhe situatë kritike për jetën e saj.

Nga përkeqësimi i situatës shëndetësore u nis menjëherë me helikopter drejt Tiranës, në spitalin e traumës, për të marrë një shërbim nga mjekë më të specializuar.

Bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij, por deri më sot nuk ka të reja nga ai.

Nga një debat i vogël, për arsye xhelozie, situata agravoi sa shkatërroi një familje të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *