Skënderbeu e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik, pasi ka fituar në ndeshjen e parë të kampionatit duke mposhtur 0-1 Egnatian e Rogozhinës.Tre pikë që në start i japin akoma më tepër besim ekipit të Gvozdenovic që ka nisur menjëherë nga puna për ndeshjen e radhës, atë ndaj Dinamos. Nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic skuadra po vijon intesivisht stërvitjen madje trajneri ka menduar një shkrydhje për të gjithë lojtarët duke zhvilluar nga dy séanca stërvitore në ditë. Në mikrofonin e RTSH Korçës, trajneri serb deklaroi se gjendja e ekipit është e shkelqyer pas fitores së parë në kampionat, ndërsa ka shume besim se edhe me Dinamon do të zhvillojnë një tjetër ndeshje të madhe dhe të synojnë gjithashtu një rezultat pozitiv.
Skënderbeu do të presë Dinamon në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit. Sfida ndaj Bluve të kryeqytetit do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin Skënderbeu të Korçës dhe do të fillojë në orën 17:00. Duke parë gjendjen e mirë që po kalon ekipi në këtë fillim kampionati, pritet edhe një numër i lartë tifozësh në shkallët e stadiumit.