• Korça

Nis Festa e Birrës/ Festa vjen në edicionin  e saj të 18-të në Korçë

Ka çelur siparin festa më e madhe verore në Korçë, Festa e Birrës. Për 5 netë me rradhë, qyteti do të elektrizohet nga muzika që do të vijë me rryma të ndryshme dhe artistë shqiptarë e të huaj që do të performojnë.

Qindra qytetarë dhe vizitorë mbushën sheshin tek terminal ii autobusëve, ku kjo festë do të mbahet në 5 netët e saj, për të shijuar gatimet tradicionale, birrat por edhe për t’u kënaqur nën ritmet e muzikës.

Në natën e parë të kësaj feste janë ngjitur në skenë këngëtarët Xheisara, Vëllerëzit Prifti dhe këngëtarja greke Keli Kelekidou. Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit e deri më tani, kur shënohen plot 18 vite në rrugëtimin e saj, ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *