Përmes një vkm qeveria shqiptare ka shtuar numrin e punimeve që qytetarët mund të kryejnë pa marrë leje ndërtimi, çka përkthehet në kosto të ulura për ta. Veç ndërhyrjeve të mirëmbajtjes së zakonshme, të cilat nuk kanë nevojë për tu pajisur me leje ndërtimi, dhe mund të kryhen pa paraqitur deklaratë paraprake punimesh, mund të bëhen dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera të jashtme në objekte por edhe punime të brendshme pa pasur nevojë për lejë nga pushteti vendor. Vendimi i qeverisë i ndan në tre grupime, punime të jashtme, siç janë riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, siç janë: rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave, si dhe vendosja e skelave; ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e eficiencës energjetike dhe akustike në një strukture ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës ; riparimi dhe zëvendësimi i dritareve e i dyerve, qepenave dhe vitrinave; zëvendësimi, riparimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë; riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e i oxhakëve; riparimi i ballkoneve; vendosja e hekurave mbrojtës në dritare; vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave. Po ashtu nuk kërkohet leje dhe mund të kryhen punime pa njoftim paraprak edhe për sistemimin e oborreve; sistemimi i shtresave të dheut, por jo betonizimi i tyre; riparimi i rrethimeve ekzistuese; realizimi i rrethimeve me struktura të lehta, pa themele. Ndërkohë që sa u përket ndërhyrjeve të brendshme , me ndryshimet e reja të vendimit të qeverisë mund të bëhen pa leje punimet riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës tw brendshwm, por jo atyre mbajtës; realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare. Në vendimin e qeverisë përfshihen edhe një sërë ndryshimesh të tjera, të cila ti japin më shumë kompetenca Këshillit të Rregullimit të Territorit duke i reduktuar kompetencat bashkive për lejet e ndërtimit që zhvillohen me faza. Këto ndryshime ligjore kanë hyrë tashmë në fuqi dhe punimet e lejuara mund të aplikohen nga të gjithë qytetarët.
- Korça
Ndryshojnë procedurat për marrjen e lejeve, shtohen punimet që kryhen pa leje ndërtimi
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça