• Lajme kombëtare

Ndryshimi i ligjit/ Emigrantët përjashtohen nga bonusi i bebes

Qeveria hedh për konsultim publik ndryshimin ligjor. Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit nuk do të përfitojnë më bonusin e bebes. Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar kështu edhe ndryshimet që prekin përfituesit e bonusit të bebes.

Sipas ndryshimit të nenit 9 pika 1 të Ligjit për asistencën sociale, shtetasit shqiptarë që nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë,parashikohet të përjashtohen nga ky përfitim. Programi i Qeverisë Shqiptare për mbështetjen financiare për të gjitha familjet shqiptare që sillnin në jetë një bebe, pavarësisht se ku jetonin, nisi të jepet që prej vitit 2019. Sipas vendimit, prindrit që sillnin në jetë fëmijën e parë, përfitonin një mbështetje në vlerën e 40 mijë lekëve, ata që sillnin në jetë fëmijën e dytë 80 mijë lekë si dhe për fëmijën e tretë ë në vijim, nga 120 mijë lekë.

Në Qarkun e Korçës shpërndarja e çeqeve të bebeve të lindur jashtë shtetit apo në spitale private në Shqipëri, ka nisur që prej 26 gushtit të 2021, kjo pas një ndryshimi që pësoi procedura e disbursimit të pagesave për bonusin e bebeve, ku Qeveria vendosi që të tërhiqet pranë Drejtorive Rajonale dhe jo më tek Shërbimi Social Shtetëror në Tiranë. Gjatë vitit të kaluar bonusin e bebeve e përfituan 1171 nëna që kanë lindur fëmijët jashtë shtetit apo në Spitale Private.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *