Me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor, parashikohet edhe shtyrja e afatit të pagesës së gjobave. Një drejtues mjeti i cili kryen një shkelje të kodit rrugor gjatë drejtimit të mjetit, për të cilin i vendoset një masë administrative me gjobë, tashmë ka afat deri në 15 ditë për të kryer pagesën pa kamat vonesë dhe me një ulje prej 50% të vlerës. Ndërkohë për gjobat që janë marrë më përpara se ky ligj të hynte në fuqi, pra para 3 ditësh, pagesa do të kryhet sipas udhëzimit të vjetër, pra brenda 5 ditëve me ulje prej 20%. Këto ndryshime shihen pozitivisht nga drejtuesit e automjeteve.
Kodi i ri rrugor ka përfshirë një sërë ndryshimesh që tek heqja e postblloqeve në rrugët interurbane, ndryshimin e limitit të shpejtësisë në autostrada, rritjen e afatit të rinovimit të patentës, i cili do bëhet çdo 15 vjet, etj.