• Korça

Ndihma ekonomike në Maliq/ Ulet numri i familjeve që trajtohen me ndihmë, 1945 familje në sistem

Punësimi seyonal jashtë shtetit është një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është dhe formalizimi i tregut të punës  dhe sigurimi i vende të punës në sektorë të ndryshëm. Burime në Drejtorinë e sektorit social në bashkinë Maliq bëjnë m dije se gjatë muajit korrik, me ndihmë ekonomike janë trajtuar 1945 familje ndërkohë që me bllk ndihmën janë 189 të tilla. Ky numër ka shënuar rënie të ndjeshme, krahasuar me mbi 2500 familje që ishin të regjistruara në sistem në 3 mujorin e parë të këtij viti. Ndërkohë për të lehtësuar këto familje të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme për jetesë, jepen falas librat shkollorë për fëmijët.

Ndërkohë që prej muajit mars, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, përfitojnë dhe një subvencionim për ujin e pijshëm deri në masën 5m3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *