• Sport

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Pogradecit, Festim Fetollari

Ndahet nga jeta krejt papritur ne moshen 54 vjecare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojen e topekembes do ta niste ne Korce me ekipin e para te rinvje te Skenderbeut.

Por duke qene se jetonte larg nga Korca e kishte te veshtire per ta vijuar normalisht stervitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdoje magjine e futbollit ne Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte me prane ketij qyteti. Trajneret e tij Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kane perfshire menjehere si titullar me ekipin e te rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do te kalonte ne te rriturit e skuadres liqenore ku luan deri ne vitin 1994 me nje grup futbollistesh, padyshim me te miret e gjithe historise se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Pashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shume te tjere te cilet bene gjithcka per ekipin e tyre.

Pas ketij viti Fetollarin e shikojme si futbollist te Skenderbeut ary ku luan deri ne vitin 1999 per t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Me vone Fetollarin e shikojme si trajner prane klubit pogradecar kur liqenoret luanin ne kategorine e pare. Per 1 sezon ishte edhe trajner i skuadres se Devollit per t’u rikthyer edhe njehere tjeter prane akademise se futbollit pogradecar ku mori persiper te drejtoje nje grup futbollistesh te vegjel U11, te cileve iu mesonte magjine e kesaj loje.

Me largimin nga jeta te Festim Fetollarit Pogradeci dhe Skenderbeu kane humbur nje nga futbollistet me te njohur ne 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rrace” mesfushoresh shkaterrues, qe sot i mungon futbollit shqiptar. Lamtumire Festim Fetollari dhe te faleminderit per gjithçka i fale topekembes.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *