Të tjera emocione ka dhuruar edhe mbrëmja e tretë e spektaklit rinor “Rin Show” në qytetin e Korçës, ku në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” janë ngjitur nxënësit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.
Nxënësit pjesmarrës kanë performuar në këngë, kërcime e intepretime të ndryshme, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut të pranishëm në sallë.
Konkursi rinor i kthyer tashmë në traditë për Korçën, do të vijojë edhe këtë të dielë me performancat e gjimnazistëve të Pogradecit dhe Kolonjës të cilët marrin pjesë për herë të parë në “Rin Show”.