Rreth 20 mijë vizitorë kanë qenë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar nga janari e deri më tani, ndërsa vetëm gjatë sezonit veror prej qershorit e deri në shtator ky muze është vizituar nga rreth 13 mijë turistë. Statistikat flasin kryesisht për vizitorë të huaj francezë, gjermanë, spanjollë, italianë, hollandezë etj. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është gjatë gjithë javës plot me turistë të cilët vijnë edhe në grupe të mëdha sipas tureve që kryejnë në rajonin e Korçës, por edhe vizitorë të cilët janë të interesuar konkretisht për artin ikonografik.
Vij nga Franca. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është vërtet një koleksion i madh ikonash. Ndërsa udhëtoja nga Tirana drejt Shkupit kam ndryshuar turin tim për të ardhur këtu dhe për të parë këtë muzeum.
Jam shumë e impresionuar nga këto ikona këtu, jam e interesuar në histori dhe arte, më pëlqen ky muzeum është i ri dhe mjaft impresionues. Ne jemi nga Gjermania. Kemi qëndruar për dy javë në Shqipëri dhe ky është stacioni ynë i fundit këtu.
Vizitorët janë mjaft të interesuar për artin bizantin por edhe për koleksionin e ikonave dhe objekteve të tjera të prezantuara në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, një koleksion i rrallë e unik jo vetëm për vendin tonë por edhe për të gjithë zonën e Ballkanit.
Në këtë muze vizitorët mund të informohen edhe nëpërmjet guidavë ne audio në gjuhën angleze, frënge, ukrainase dhe shqipe, ndërsa është në përpunim edhe audio guida në gjuhën spanjolle. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka një fond të pasur prej 8000 objektesh nga te cilat 6500 ikona me vlera te paperseritshme historike e kulturore.