Korça dhe Pogradeci janë përzgjedhur në listën e 20 qyteteve që do të monitorohen 24 orë me kamera inteligjente. Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë. Synimi është rritja e sigurisë në komunitet, mbrojtja e jetës e pronës private si dhe monitorimi i trafikut rrugor. Këto pajisje të cilat do të instalohen së shpejti do të jenë funksionale 24 orë. Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’. Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet. Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Korça
Monitorimi 24 orë me kamera/ Korça dhe Pogradeci në listën e 20 qyteteve “Smart City”
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça