Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Korçë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se më 14 maj qytetarët do të votojnë për tu ndarë nga korrupsioni dhe monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Metës pas 14 majit taksat e qytetarëve nuk do të shpërdorohen më, pasi opozita ka modelin e uljes së taksave vendore. Ai i ka ftuar qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në të gjithë Shqipërinë pasi sipas tij kështu do të frenohet tendenca e largimit e shpopullimit të vendit.