Skënderbeu po vijon merkaton dhe teksa është në pritje të fillimit të përgatitjeve, skuadra korçare ka zyrtarizuar afrimet e para në këtë verë. Drejtuesit e kanë nisur me portën, ku Marko Alia është portieri i ri që i është Skënderbeut. 23- vjeçari i dalë nga akademia e Lacios, ka firmosur zyrtarisht me klubin korçar një kontratë 3-vjeçare dhe do jëtë nën urdhërat e trajnerit Gvozdenovic me të filluar përgatitjet. Portieri ka qenë pjesë e Kombëtares U-21, ndërsa së fundmi ka luajtur në Serinë C me Monterosin. Një eksperiencë e re kjo për Alian që do të tentojë të rikthehet sërish në tregun e rëndësishëm dhe Skënderbeu mund të jetë vendi i duhur për të. Më herët klubi korçar ka arritur akordet edhe me dy mbrojtës,Klevis Shaqen që vjen nga Tomori i Beratit dhe futbollistin brazilian, Markos Ramos i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë. Një tjetër afrim zyrtar është edhe Suhel Muharem Sulmuesi i krahut u bashkohet korçarëve nga radhët e Strugës, që këtë sezon u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. 21-vjeçari pas përfundimit të kampionatit, prishi kontratën me Strugën dhezgjodhi të bashkohet me korçarët.
Në kampionatin e fundit, Muharemi luajti 15 ndeshje me Strgën dhe arriti të shënojë dy gola, ndërsa u bë protagonist edhe me 3 asiste. Sulmuesi nga Shkupi, më herët ka qenë pjesë e ekipit të vendlindjes, ndërsa ka provuar gjithashtu të luajë me Renovën dhe Rabotniçkin. Prej vitit 2021 u bashkua me Struga Trim Lum, ekip me të cilin luajti dy sezone dhe e mbylli si kampion. Veç afrimeve të lojtarëve, që kanë njëfarë eksperience dhe do të jenë baza e ekipit për sezonin e ri, Skënderbeu është i fokusuar edhe në evidentimin e talenteve të reja, që mund të kthehen shumë shpejt në dobi për klubin, jo vetëm cilësisht, por edhe financiarisht. Një strategji, të cilën Ardjan Takaj nuk e ka harruar aspak dhe vijon të gjurmojë talente. Vëmendja e presidentit dhe grupit të tij të merkatos janë ndalur në Kosovë, ku gjithashtu synohen dy futbollistë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur momentalisht. Drejtuesit e klubir korçar kanë pohuar se merkatoja do vazhdojë dhe priten edhe afrime të tjera në vazhdim. Ambicjet janë që të krijohet një ekip konkurues dhe protagonist sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.