• Korça

Mbrëmje operistike në Korçë/ Laçka e Kondakçi për herë të parë në një bashkëpunim

Publiku artdashës korçar ka ndjekur një mbrëmje operistike të veçantë të zhvilluar në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi. Ka qenë sopranoja Renisa Laçka dhe pianistja Paola Kondakçi të cilat kanë ardhur për herë të parë në një bashkëpunim mes tyre duke performuar vepra nga Puçini, Bellini, Bizet, Massenet etj. Për sopranon Laçka është gjithnjë kënaqësi të rikthehet në Korçë për të performuar para publikut. Ajo kujton edhe herën e saj të parë në këtë qytet në rolin e Violetës kur publiku i ka dhënë emocione të paharrueshme.

Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit mes dy artisteve pasi ato synojnë që të performojnë edhe në vijim në të tjera skena dhe pse jo të rikthehen sërisht edhe pranë publikut korçar.

Publiku i ka mirëpritur e duartrokitur gjatë të dyja artistet në përmbyllje të kësaj mbrëmje operistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *