• Korça

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, 19 familje në Korçë përfitojnë grantin e menjëhershëm

19 familje në bashkinë e Korçës do të përfitojnë grantin e menjëhershëm nga shteti duke lehtësuar kështu blerjen e banesave me kosto të ulët. Gjatë vitit të kaluar për të përfituar nga ky grant janë kryer 24 aplikime, nga të cilat 19 janë shpallur fituese duke përfituar si grant të menjëhershëm 10% të kostos së apartamentit dhe në disa raste 20% të kësaj kostoje. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku janë sqaruar edhe kategoritë përfituese të këtij granti.

Po në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Korçës janë miratuar edhe 2 familje që përfitojnë subvencionimin e qirasë, si dhe 4 familje që përfitojnë nga subvencionimi i interesave të kredisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *