Gjatë sezonit turistik janë shtuar masat e sigurisë rrugore dhe numri i patrullave të policisë si dhe shërbime të tjera në juglindje të vendit kryesisht në Pogradec dhe Korçë ku dhe lëvizjet e mjeteve janë më të shumta gjatë kësaj periudhe. Burime zyrtare pranë sektorit të qarkullimit rrugor bëjnë të ditur se vetem në aksin nacional Kapshticë – Qafë Thanë janë tre patrulla policie ndërkohë që në këtë aks janë të vendosur edhe dy shërbime me radarë. Në qytetet Korçë dhe Pogradec janë shtuar shërbimet e sektorit të qarkulllimit rrugor por edhe ato të rendit me qëllim normalizimin e situatës pasi në këtë periudhë fluksi është tejet i madh. Për të pasur nën kontrroll lëvizjen përgjatë shëtitores buzë liqenit të Pogradecit dhe deri në Tushemisht është vendosur një patrullë e policisë rrugore ndërkohë që dy patrulla shërbimi monitorojnë lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve gjatë kohës së lëvizes së mjeteve. Në këtë periudhë në vartësi të fluksit ka lëvizje të policisë rrugore edhe në rrugët nacionale të fshatrave turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe një patrullë policie ëahtë në lëvizje në aksin nacional Korçë- Ersekë. Për garantimin e rendit e sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Voskopojë dhe Dardhë. Referuar eksperiencës së viteve të kaluara, gjatë këtij sezoni turistik janë planifikuar në zonat e plazheve, punonjës policie me uniformë verore dhe me biçikleta, të cilët do të patrullojnë në këto zona për parandalimin e krimit, forcimin e policimit komunitar, për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve në nevojë, si dhe për mbikëqyrjen e vijës liqenore. Aktualisht vijojnë kontrollet për mjetet lundruese, kryesisht argëtuese dhe ato që përdoren për turizëm ditor, varka artizanale në lumenj dhe liqene, për pajisjen me dokumentacion, si dhe për përmbushjen e kushteve teknike, me qëllim sigurinë e jetës së qytetarëve që i përdorin këto mjete lundruese. Masa shtesë janë parashikuar edhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim rritjen e kontrollit në kufirin e gjelbër, parandalimin e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, parandalimin e krimeve kufitare, si dhe forcimin e kontrollit në kufirin blu. Drejtoria vendore e Policisë ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, që prej datës 15 qershor dhe ky kufizim do të vijojë deri më 15 shtator 2023. Në lidhje me monitorimin për parandalimin e ndotjes akustike dhe parandalimin e gjenerimit të zhurmave tej normave të lejuara, nga subjekte të ndryshme, për mjediset e hapura, orari i lejimit të veprimtarive për ditët e premte dhe të shtunë të jetë nga ora 19:00-24:00, ndërsa për ditët e tjera të javës të jetë nga ora 19:00-23:30. Në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.
- Korça
Masat për sezonin veror, policia garanton rend dhe siguri
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça