• Korça

“Markata e shijes” në Korçë, tregtarët vuajnë mungesën e fuqisë blerëse

Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre tek “Markata e Shijes” në qytetin e Korçës, ngrejnë shqetësimin e mungesës së fuqisë blerëse. Pavarësisht se kjo hapësirë ofron kushte dhe standarde shumë të mira, sipas tregtarëve kjo situatë është krijuar nga tregu i shumicës por edhe nga tregtarët e tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë markatës. Edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në institucionet përgjegjëse për gjetjen e një zgjidhjeje situata sipas tyre mbetet e njëjtë.

Një tjetër shqetësim që ngrejnë tregtarët është edhe mungesa e infrastrukturës së duhur për të orientuar blerësit tek markata. Në “Markatën e shijes” kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre 105 tregtarë të produkteve të ndryshme kryesisht prodhime të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *