• Korça

Mamografia e lëvizshme në Korçë. Kanceri i gjirit, ekzaminim falas për gratë

Mamografia e lëvizshme është ndalur në Korçë, si pjesë e fushatës të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të “Tetorit Rozë”, me qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Të parat që vendosën të kryenin këtë kontoll ishin dy gra nga qyteti i Korçës të cilat pasi iu nënshtruan ekzaminimit bënë thirrje për të gjitha gratë e vajzat.

Shërbimi i mamografisë së lëvizshme është ndalur për herë të parë në Korçë, pasi mamografia fikse e cila ndodhet pranë Poliklinikës së Spitalit Rajonal ka pësuar një defekt.

Ekzaminimin falas mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me risk më të lartë.

Mamografia e lëvizshme e pozicionuar pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, do të qëndrojë në qytet deri në datën 7 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *