Vijon normalisht procesi i votimit në Bashkinë e Maliqit. Burime zyrtare nga KZAZ-ja 70, bëjnë me dije se vetëm në 3 qendra votimi për shkak të mosfunksionimin të pajisjes së identifikimit elektronik po vijohet me procesin e identifikimit të votuesve me listën e zgjedhësve të printuar dhe dërguar nga KZAZ-ja, referuar vendimit të KQZ-së. Ndërkohë që në të gjitha qendrat e tjera të votimit nuk janë paraqitur probleme apo vonesa.
KZAZ-ja 70 që përfshin Bashkinë e Maliqit ka në administrim 76 qendra votimi, prej të cilave 7 në qytet dhe pjesa tjetër në njësitë administrative, ndërkohë që në total janë të rregjistruar 49 507 votues.