• Korça

“Lindur së prapthi”/ Shkrimtarja Rita Petro prezanton romanin e saj në Korçë

Shkrimtarja, poetja dhe botuesja Rita Petro, romanin e saj “Lindur së prapthi” e ka prezantuar përpara studentëve dhe pedagogëve të Universitetit “Fan Stiljan Noli” të Korçës. Petro është shprehur se romani i saj i fundit është një libër me një projeksion të fortë autobiografik për një kohë që është fshehur thellë në nënvetëdijen e secilit prej nesh.

Romani “Lindur së prapthi” është pritur mjaft mirë jo vetëm nga brezi që e ka përjetuar periudhën komuniste por edhe nga brezi i ri që nuk e ka jetuar atë kohë.

Petro ka shtuar më tej se në këtë libër nuk kishte qëllim të parë të tregonte historinë e saj apo të brezit të saj në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçonte ato ndjesi e mendime të fshehta që mbahen në zonat e errëta të qënies së gjithsecilit prej nesh që nga fëmijëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *