“Njeriu si një tjetër” është libri i fundit i poetes dhe së mirënjohur Natasha Lako e cila e ka prezantuar atë së fundmi në Korçë. E ftuar në një takim letrar në Universitetin “Fan S.Noli” poetja tha se ky botim bën bashkë ese të shkruara që para vitit ’97 që lidhen me autorë të ndryshëm e vihen në nivele krahasuese dhe analizuese si nga stilistika ashtu dhe nga mënyra se si perceptohen nga publiku.
Në këtë libër, Lako bën bashkë emra të njohur të letërsisë shqipe si Migjeni e Fishta, Frashërin, Bogdanin, Heroklitin, De Radën, etj pa përjashtuar edhe ata të huaj. Natasha Lako ka një krijimtati të gjatë që nga poezia në skenar filmi, roman, kritikë, shkrime publicistike, etj.