Gjatë muajve të verës është rritur ndjeshëm interesi i fëmijëve për të lexuar. Ata përzgjedhin të shfletojnë jo vetëm librat jashtëshkollorë të sygjeruara nga mësuesit, por edhe libra në zhanret që iu pëlqejnë. Odri Theodor është në klasën e 6-të dhe ajo e frekuneton rregullisht bibliotekën ndërsa thotë se i pëlqen të lexojë pasi i zhvillon fantazinë.
Në bibliotekën e fëmijëve “Thoma Turtulli” gjatë kësaj periudhe janë shtuar edhe 215 tituj të rinj librash. Por nuk mungon as interesi i moshave të thyera për të lexuar.
Biblioteka e fëmijëve është zhvendosur në ambjentet e bibliotekës publike të qytetit pasi godina do t’i nënshtrohet rikosntruksionit.