Është zhvilluar këtë të martë etapa e dytë e aktivitetit çiklistik, “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”. Me intenarin e nisur nga Korça për të vazhduar drejt Bilishtit dhe më pas me përfundim në afersi të Malit të Thatë, gara është zhvilluar normalisht duke mos pasur incidente, apo probleme të garuesve.
Sa i përket rezultateve, fitues në kategorinë U 23 elitë në këte etapë të dytë u shpall Bjorke Nilsen i cili zuri vendin e parë, i ndjekur nga Albion Kastrati që vinte nga Kosova dhe podiumin e mbylli Tefik Salai nga Tirana. Ndërkohë sa i përket Kategorisë Kadet vendin e parë e zuri Markeljan Bedulla, çiklisti nga Korça i cili përfaqëson klubin e Skënderbeut në këtë garë dhe ia doli me një kohë të kënaqeshme për vetëm 1 orë e 25 min e 15 sekonda.
“Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” u zhvillua me dy etapa, teksa gara nisi pasditen e së hënës me një intenerar më të gjatë duke nisur nga fshati Piskupat Pogradec, Unaze e madhe, Pogradec, Bilisht, Korçë. Sa i përket rezultateve përfundimtare në të dyja etapat, fitues të te elite 23 u shpall Tefik Selai nga Tirana i ndjekur në vendin e dytë nga Olsi Velia dhe dhe bjorken Nilson i cili zuri vendin e tretë. Ndërkohë te Kategoria Kadet vendi i parë i përket Jonid Gjokës nga Tirana, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy sportistët e Skënderbeut, Markeljan Bedulla dhe Mikail Pali. Kjo garë u zhvillua si organizim i Federatës Shqiptare të Ciklizimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombetar shqiptar dhe të gjitha bashkitë e qarkut Korçë teksa pjesëmarrës ishin grupmosha të ndryshmë nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj.