• Korça

Kremtohet Sulltan Nevruzi. Besimtarët bektashinj ndjekin ritet tek teqeja e Turanit

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditlindjen e Imam Aliut, e cila njihet si festa e Sulltan Nevruzit. Besimtarët në këtë ditë që e konsiderojnë si dita e shpresës dhe ringjalljes, falen në teqe ndërsa luten për shëndet e mbarësi, ndezin qirinj e më pas sipas traditës, veroret i vendosin në pemë. Në kremtimet e kësaj dite të shenjtë që përkon dhe me nisjen e pranverës është bashkuar edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Sulltan Nevruzi nuk është emër, sipas tyre, Sulltan është një titull dhe Nevruz në gjuhën bektashiane do të thotë ringjallje. Kjo ditë, është festuar në Shqipëri që prej shek 14 kur nisi të përhapej beshktashizmi. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë pasi është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, duke qenë dhe krahu i djathtë i tij ndaj për besimtarët, është ndër ditët më të shenjta e të bekuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *