Besimtarët e krishterë kremtojnë sot apostujt Shën Pjetrin e Shën Pavlin. Kjo ditë e shenjtë kremtohet solemnisht për dy njerëz që u persekutuan për vdekje për shkak të Jezusit dhe të kremtet janë kombinuar në një, për shkak të traditës së vjetër së krishterë që të dy kryeapostujt u martirizuan në Romë në të njejtën ditë. Me rastin e kësaj dite, është mbajtur dhe mesha e shenjtë tek kisha e Shën Sotirit në qytetin e Korçës.
Mesha është ndjekur me interes nga besimtarët të cilët përcollën dhe urimin e rastit.
Në këtë ditë të shenjtë është përcjellë mesazhi se pas çdo persekutimi duhet parë ndeshja ndërmjet dritës e errësirë, ndërmjet së mirës e së keqes , ndërmjet ligjit të dashurisë dhe atij te urrejtjes.