• Korça

Kremtohet Fjetja e Hyjlindëses Mari/ Besimtarët ortodoksë pelegrinazh në manastirin e “Shën Marisë” në Boboshticë

Çdo 15 gusht festohet Fjetja e Hyjlindëses Mari ose siç njihet ndryshe pashka e verës për të gjithë besimtarët ortodoksë. . Qindra besimtarë i janë drejtuar manastirit të “Shën Marisë” që ndodhet në fshatin Boboshticë të Korçës, për të kryer ritet fetare e për të ndjekur liturgjinë hyjnore, të drejtuar nga hirësia e tij imzot Johan Pelushi.

Pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë besimtarë ortodoksë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shendet e mbarësi në familjet e tyre.

 Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në kisha të tjera të Tërëshenjtës Mari në Mitropolinë e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *