Kremtimi i pashkës, ka nisur me përkujtimin e hyrjes së Jezusit në Jeruzalem, që njihet ndryshe si dita e Larit ose Palmave e që festohet një të dielë përpara kremtimit të pashkëve. Kjo është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të ringjalljes. Me këtë rast, besimtarët kryejnë procesionin e palmave dhe degëve të ullirit, bekimin e tyre para meshës e më pas liturgjisë së fjalës, kujtimin e mundimeve të zotit. Mesha e shenjtë u mbajt nga kleriku i kishës katolike “Ngjitja e Marisë në Qiell” në qytetin e Korçës, Dom Rikardo Skorsone.
Të enjten, ka nisur treditëshi i shenjtë i Pashkës Katolike, që përkon me 3 ditët e mundimeve dhe ngjalljes së zotit, shpëtimtarit së njerëzimit Jezus Krishtit. Ngjarja kryesore e Darkës së Fundit është themelimi nga Krishti i Eukaristisë, e arritur kjo përmes flijimit të vetvetes, të cilën e filloi duke u larë këmbët apostujve, si një provë dashurie dhe përvuajtje. Mesha e përkujtimit të Eukaristisë u mbajt nga Prifti i kishës Katolike Don Injasio Bonsinjore.
Kremtimet e Pashkës Katolike kanë vijuar me ato të së Premtes së Madhe. Në këtë ditë, ata kanë përkujtuar vuajtjet e Jezus Krishtit me Udhën e Kryqit, ku përmes 14 ndalesave, kanë shpjeguar çdo vuajtje që ai kaloi deri në momentin e kryqëzimit. Rituali ka nisur në pedonalen e qyteti, ndalesat janë mbajtur në disa vende deri në mbërritje tek kisha Katolike, ku më pas është mbajtur dhe Mesha e kësaj dite.
Nga e hëna në të shtunë shënohet java e madhe për besimtarët katolikë, e cila kulmoi me vigjilien dhe meshën e shenjtë të mabjtur në mesnatën e së shtunës, kur Jezusi u ringjall nga jeta, për të treguar triumfin e së mirës ndaj së keqes.
Urimet e përcjella nga besimtarët, janë për dashuri e solidaritet mes njëri-tjetrit.
E djela e madhe e Pashkës, ka bërë bashkë besimtarët, për t’u lutur për shëndet, mirësi e harmoni.
Pashkët shënojnë ngjarjen më të rëndësishme të krishtërimit, ku ringjallja përcjell simbolikën e fitores mbi të keqen. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin. Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve, lë pas mëritë, nxit faljen dhe dashurinë.