• Korça

Krasitja e pemëve frutore. Fermerët vijojnë të kryejnë këtë proces të favorizuar edhe nga kushtet e motit

Fermerët po vijojnë të kryejnë procesin e krasitjes në pemtore. Specialistët këshillojnë të tregohet kujdes pasi është një ndër proceset më të rëndësishme prej të cilit varet prodhimtaria e një peme. Kushtet atmosferike janë të përshtatshme bën me dije Drejtori i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Arben Dulellari ndërsa shton se mund të vijohet edhe me plehrimin në pemtore

Gjatë krasitjes prodhuese e rëndësishme është që të ruhen elementët e prodhimit, sythat frutorë, degëzat e holla duke bërë dhe largimin e degëzave të panevojshme vegjetative. E rëndësishme është që të ruhet edhe ekuilibri rritje frutifikim në kurorë, me qëllim që prodhimi të jetë i stabilizuar nga viti në vit. Procesi i krasitjes është i rëndësishëm pasi mbron pemën edhe nga prekja e infeksioneve dimërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *