• Korça

KO:SH Film Festival 2024/ Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër vjen në Korçë

netë me rradhë, në kinemanë “Majestik” do të shfaqen 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës. Drejtori i Festivalit Gledis Bica thotë se këtë vit ka një sërë filmash me tematikë luftën.

Risi e këtij viti do të jetë rikthimi i filmave për fëmijë ditën e shtunë.

Një juri prej 3 anëtarësh do të vlerësojë filmat për të cilët në fund do të ndahen 6 çmime.

Festivali u çel me një program special “Films from Palestine” të përbërë nga 2 filma të shkurtër të realizuar nga regjisorë palestinezë me tematikë nga lufta që po zhvillohet në Palestinë, mbi përpjekjet, shpresat dhe ëndrrat e një populli që jeton mes luftës së vazhdueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *