• Korça

“Korçës një fjalë dashurie”/ Mbrëmje poetike kushtuar krijimtarisë së lirikut korçar Skënder Rusi

Një mbrëmje e veçantë poetike titulluar “Korçës një fjalë dashurie” është mbajtur pasditen e djeshme kushtuar krijimtarisë së poetit lirik Skënder Rusi, ku kanë qënë të ftuar familjarë, të afërm, miq e kolegë të lirikut korçar. Gjatë këtij aktiviteti është bërë edhe promovimi i librit “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.

Ky aktivitet është organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog, hapësira dedikuar kërkimit, artit dhe kulturës.

Skënder Rusi është autor i disa vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime dhe të përfshira në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai cilësohet si gjeniu i letrave, i kohëve moderne. Mbrëmja është shoqëruar edhe me interpretime të poezive të lirikut korçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *